Messi e fiton për herë të gjashtë ‘Këpucën e Artë’

Futboll 16 Tetor 2019 14:30

Leo Messit i është dhuruar çmimi prestigjoz Këpuca e Artë, si golashënuesi më i mirë në Evropë sezonin e kaluar.

Messi, që e fitoi Këpucën e Artë për të gjashtën herë në karrierë, sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në ligat e Evropës – gjithsej 36 gola, transmeton Insporti

Me 36 golat e tij që i shënoi edicionin e kaluar në La Liga, 32-vjeçarin e ndiqte Kylian Mbappe i PSG-së, me 33 gola.

Ylli i Barcelonës kështu bëhet lojtari që ka fituar këtë trofe më së shumti herë, duke e lënë prapa Ronaldon me katër.

Ndërkaq, pas tyre renditen lojtarë tjerë, që e kan fituar çmimin nga dy herë.

Në sezonin 2011/12, kur e fitoi këtë trofe për herë të dytë, Messi vendosi rekord të 50 golave brenda një sezoni. Ndërkaq, ai trofeun e ka fituar në sezonet 2009/10, 2011/12, 2012/13, 2016/17, 2017/18 dhe 2018/19.

Fillimisht e prezantuar nga revista L’Equipe, çmimi tani dhurohet nga ESM (European Sports Media) – një shoqatë e mediave të futbollit që përfshijnë Marcan, La Gazzetta dello Sport dhe kicker – që nga sezoni 1996/97. /Insporti.com/

-->