“Messi është shakaxhiu më i madh që e njoh”

Futboll 29 Mars 2019 08:09

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka dhënë një deklaratë të befasishme për bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messin.

Top golashënuesi i të gjitha kohëve i Argjentinës dhe Barcelonës ka fituar pesë “Topa të Artë”, derisa shpesh është etiketuar si karakter i turpshëm, transmeton Insporti.

Mirëpo, Pique ka treguar një anë krejtësisht tjetër të tij.

“Messi ka humor shumë ironik, ai është shkaxhiu më i madh që e njoh,” tha mbrojtësi.

Pique së fundmi është larguar nga Kombëtarja e Spanjës, derisa ka thënë se aktivizimi i tij me “La Rojan” e ka ndihmuar atë në paraqitje me klubin. /Insporti.com/