Messi fle në dyshekun i cili brenda katër orëve largon koronavirusin

Futboll 11 Gusht 2020 23:43

Lionel Messi raportohet se po fle në një dyshek të veçantë, i cili është krijuar të largojë bakteret e koronavirusit brenda katër orëve.

Sipas asaj që është raportuar nga SportBible, tregohet se Messi po përdorë dyshekun “Tech Moon”, i cili është i krijuar nga shtresa të veçanta të cilat largojnë gjurmët e COVID-19, transmeton Sinjali.

Po ashtu është treguar se përveç Messit, një dyshek të ngjashëm është duke e përdorur edhe Sergio Aguero e po ashtu futbollisti i Atletico Madridit, Saul Niguez.

Ky dyshek besohet se largon 99% të baktereve.

-->