Messi – Hamilton, kjo ndodhi për herë të parë

Futboll 18 Shkurt 2020 17:19

Lewis Hamilton dhe Lionel Messi bëjnë historinë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Laureus në Sport.

Piloti i Mercedesit, 6 herë kampion bote i Formula 1 dhe kapiteni i Barcelonës u shpallën që të dy fitues të çmimit Sportisti më i mirë i Vitit 2019, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e këtij evenimenti prestigjioz.

Mesa duket juria e edicionit të 20-të të ndarjes së çmimeve Laureus e pati shumë të vështirë të nxirrte një fitues të vetëm, kështu që i lanë me pikë të barabarta Lewis Hamiltonin dhe Lionel Messin, me argjentinasin që për më tepër bëhet i pari futbollist që merr çmimin Laureus si sportisti më i mirë.

Ndërsa, çmimin e Sportistes më të mirë të vitit e mori gjimnastja amerikane Simone Biles, një çmim që ajo e fiton për herë të tretë në 4 vjet. Çmimin si skuadra më e mirë e vitit e fitoi skuadra e Rugby së Afrikës së Jugut.

-->