Messi i gëzuar pas kualifikimit: Tani nis një fazë e re

Futboll 25 Qershor 2019 09:00

Argjentina u kualifikua për më tej në kompeticionin e Kupës së Amerikës falë fitores 2-0 ndaj Katarit dhe fakti që ata janë në raundin tjetër është gjëja më e rëndësishme për Lionel Messin.

Numri 10 është i gëzuar që ende është në garë.

“Unë jam i lumtur që jam kualifikuar,” tha ai pas ndeshjes.

“Këto ndeshje janë të vështira për shkak të frikës së mos kualifikimit, kështu që është e rëndësishme që të fitoni”.

“Ne nuk duhet të bëjmë më gabime tani, pasi një ‘Copa America’ e re po nis tani. Ne duhet të përmirësohemi kundër Venezuelës, sepse ata janë një ekip që kanë një ide shumë të qartë për atë që po bëjnë”, shtoi Messi.

Argjentina e Messit do të takohet me Venezuelën në çerekfinale, ndërkaq në rast fitoreje në gjysmëfinale do të përballet me Brazilin.