Messi i gjakosur, tifozët në “Old Trafford” nuk e linin rehat duke ia përmendur Ronaldon

Futboll 11 Prill 2019 12:05

Lionel Messi po largohej nga fusha i gjakosur, për të marrë ndihmë përkatëse mjekësore.

Sidoqoftë, kjo gjendje e yllit argjentinas nuk përbënte fare dhembshuri për tifozët e Manchester United.

Këta të fundit nuk kanë nguruar t’i këndojnë në kor, në këtë rast, “Viva Ronaldo”.

Një tjetër “shuplakë” për kapitenin e Barcelonës, teksa u detyrua të dilte me fytyrën e gjakosur nga fusha e blertë e “Old Trafford”.

Pasi mori trajtim nga ekipi mjekësor i Barcelonës, në anë të fushës, mbështetësit e “Djajve të Kuq” shfrytëzuan rastin për ta sulmuar Messin, duke i kujtuar rivalin e tij më të madh, CR7, që mbetet idhull në Manchester.

Ndeshja nuk shkoi në mënyrë të përsosur për Messin personalisht, edhe pse u kthye në fushën e lojës, përkundër lëndimit serioz që pësoi.