Messi i ka kërkuar Barcelonës të transferojnë yllin e Premier League

Futboll 18 Maj 2019 14:30

Lionel Messi dëshiron që Barcelona të transferoj sulmuesin anglez të Tottenham, Harry Kane.

Klubi spanjoll këtë sezon fitoi La Ligën dhe është në finale të Copa del Rey, por dështuan në Ligë të Kampionës pas eliminimit të turpshëm nga Liverpool.

Barça transferin e parë veq e ka përfunduar, duke nënshkruar me mesfushorin holandez, Frenkie de Jong nga Ajax.

Sipas “Fox Sports”, Messi i ka kërkuar bordit që të transferojnë sulmuesin anglez, Harry Kane këtë verë, transmeton Insporti.com.

Duke parë moshën dhe problemet me lëndime të Suarez, pritet që Barcelona të nënshkruajë më një sulmues të ri.

25 vjeçari anglez është shndërruar ndër sulmuesit më të mirë në botë në pozitën e tij dhe më 1 qershor mund të fitojë trofeun e parë  në karrierën e tij, pasi Tottenham është në finale të Ligës së Kampionëve.