Messi ia shënoi katër gola Eibarit, këta të fundit me reagim epik për argjentinasin

Futboll 22 Shkurt 2020 22:03

Barcelona e ka demoluar Eibarin në “Camp Nou” me rezultatin 5:0 në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.

Njeriu i ndeshjes pa asnjë diskutim ishte Lionel Messi që shënoi katër gola.

Përkundër që i pësoi katër gola sërish nga Lionel Messi, Eibari s’mund të rezistonte për ta shprehur mahnitjen nga kapiteni argjentinas i Barcelonës, për të cilin shkroi se s’ka opsion tjetër përpos ta duartrokasë.

Këtë e bëri në një postim në faqen zyrtare në Tëitter, pas ndeshjes.

“Ne vuajmë nga ti. Duhet të të durojmë. Duhet të të përballohemi me ty. Por, edhe s’kemi zgjedhje tjetër përpos të të ngrihemi në këmbë dhe të duartrokasim”, ka shkruar faqja zyrtare e Eibarit, pas ndeshjes.

-->