Messi ka disa fjalë për vdekjen e Kobe Bryant

Futboll 27 Janar 2020 08:29

Lajmi për vdekjen e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, ka shokuar gjithë botën.

Rrjetet sociale janë mbushur me reagime të njerëzve që kanë kujtuar basketbollistin i cili njihet si ndër më të mirët në histori.

Yje të shumta të sportit në botë kanë shprehur po ashtu në rrjete sociale mërzinë për vdekjen e Bryantit, i cili vdiq në një aksident me helikopter.

Një ndër ta është edhe Leo Messi i cili ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mikut të tij.

Futbollisti më i mirë në botë ndjen kënaqësi që e ka njohur dhe ka kaluar momente të mira me yllin e NBA.

“Nuk kam fjalë… Ndajë dhimbjen me familjarët dhe miqtë e Kobe-s. Ishte kënaqësi ta njihja dhe të kalonim momente fantastike së bashku. Ishte një gjeni, si pak të tjerë”, ka shkruar Messi.

-->