“Messi ka pasur dhimbje që nga ‘Krishtlindjet'”

Futboll 29 Mars 2019 14:59

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi “ka pasur dhimbje që nga ‘Krishtlindjet’,” sipas trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili shpreson në rikthimin e argjentinasit në La Liga.

31-vjeçari pësoi një dëmtim i angazhuar me Kombëtaren e Argjentinës javën e kaluar, për të cilën u aktivizua për herë të parë që nga Kupa e Botës e vitit 2018, transmeton Insporti.

“Mendojmë se është në rregull, por ai ka pasur këto probleme për një kohë të gjatë,” tha ai në konferencë për shtyp.

“Ne po përkujdeseshim për këtë para ‘Krishtlindjeve’. Jemi munduar ta minimizojmë dhimbjen dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

“Tani ai ka pasur disa ditë pushimi.

“Ne bëjmë gjithçka natyralisht, ne biseduam me të pasi pati një problem të vogël në stërvitje dhe ne bëjmë gjithçka së bashku.” /Insporti.com/