Messi “ka vendosur” për të ardhmen e Neymarit

Futboll 13 Gusht 2019 16:26

Braziliani Neymar ka qenë ndër emrat më të përfolur në botën e futbollit, pasi ende nuk dihet ku do të luajë në edicionin e ri. Por, me sa duket, ai është afër rikthimit te Barcelona. “Do vish tek ne, nuk ke punë tek Reali i Madrdit” kanë qenë pak a shumë këto fjalët që Lionel Messi i ka thënë Neymarit menjëherë sapo është zbuluar interesi maksimal i madrilenëve për brazilianin.

5 herë fituesi i Topit të Artë e ka të pamundur të pranojë që një ish i Barçës me të cilin ka ndarë momente lavdie dhe zhgënjime të jetë në krahun tjetër të El Classicos dhe jo me fanellën blaugrana. E përditshmja madrilene “Marca” ka zbuluar se ka pasur një telefonatë mes numrit 10 të katalanasve dhe sulmuesit të PSG dhe argjentinasi ka qenë i qartë në fjalët e tij.

Në çastin kur në vitin 2017-të Neymar u largua në drejtim të PSG u përfol se një nga arsyet ishte Messi dhe fakti që tek Barça “La Pucla” do të ishte gjithnjë violina e parë, por koha ka treguar se nuk ka pasur asnjë krisje mes të dyve përkundrazi kanë një mardhënie mjaft të mirë shoqërore së bashku edhe me Suarez.

Për hir të së vërtetës të paktën duke iu referuar medieve ndërkombëtare edhe dëshira e 27-vjeçarit është të rikthehet tek Barcelona dhe jo të nënshkruajë me klubin 13 herë kampion të Evropës. Për të kënaqur edhe vetë futbollistin po përflitet orët e fundit që PSG është duke diskutuar me Barcelonën dhe akordi për rikthimin e Neymar në “Camp Nou” nuk është shumë larg konkretizimit.