Messi: Këtë futbollist nuk kisha guxim ta shihja në sy

Futboll 09 Prill 2020 22:58

A mund të ketë frikë Lionel Messi nga ndonjë futbollist?

Vështirë ta mendosh se diçka e tillë ekziston, por ka qenë vetë argjentinasi që ka treguar se në momentin që Thierry Henry zbriti për herë të parë në Camp Nou ka përjetuar një admirim të madh për të.

“Kur Henry erdhi për herë të parë në dhomat e zhveshjes nuk kisha guxim që ta shihja në sy. Shtanga, pasi e dija se çfarë kishte bërë në Angli. Mund të them se ndjeja një admirim për të”, tha Leo.

Messi dhe Henry kanë luajtur disa vite së bashku te Barca.

Argjentinasi po shkëlqente me ekipin katalanas, ndërsa francezi luajti disa sezone te mira, por nuk përmbushi pritshmëritë në Camp Nou.

-->