Messi këtë herë “nën hijen” e bashkëshortes (VIDEO)

Futboll 30 Gusht 2019 23:40

Lionel Messi e mori shpërblimin për sulmuesin më të mirë të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar.

Në ceremoninë zyrtare, kur u hodh edhe shorti për grupet e Ligës së Kampionëve, ylli i Barcelonës u paraqit me bashkëshorten e tij Antonella Roccuzzo.

Ajo nuk shfaqet shumë shpesh në raste të tilla, por kësaj radhe ishte e pranishme dhe i la të gjithë nën hije, madje edhe bashkëshortin e saj të famshëm.