Messi: Kur Ronaldo e fitoi Topin e Artë të pestë, u lëndova

Futboll 03 Dhjetor 2019 15:07

Lionel Messi ka pranuar se ‘u lëndua’ kur Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë të pestë, as sa kishe edhe ai.

Topi i Artë u kthye në duart e argjentinasit gjatë mbrëmjes së djeshme, duke u bërë lojtari që ka fituar më së shumti në botë.

Messi ka katër vite që nuk është zgjedhur si lojtari më i mirë në botë, e gjatë kësaj kohe Ronaldo ka shtuar edhe 2 Topa të Artë në koleksionin e tij.

Messi e ka pranuar se e ka pasur shumë të vështirë ta shoh Ronaldon duke marrë të pestin Top të Artë, dhe e vlerëson shumë që edhe ai ka shprehur emocione të tilla në të shkuarën.

“Në njërën anë, unë e shijoja që kisha 5 e isha i vetmi”, ka thënë Messi për France Football.

“Kur Cristiano e fitoi atë, e pranoj që më lëndoi paska. Unë nuk isha më i vetmi me pesë Topa të Artë”, ka shtuar ai.

“A kam qenë i frustruar këto pesë vitet e fundit?…le të themi më mirë se e kuptoja pse nuk fitoja”.

“Si ekip ne nuk e kishim arritur qëllimin tonë, i cili ishte që të fitonim Premier Ligën, gjë e cila të jep shanse më të mëdha për të fituar Topin e Artë”.

-->