Messi: Ky futbollist është fantastik për Barcelonën

Futboll 20 Shkurt 2020 22:24

Lionel Messi ka pasur lëvdata të mëdha për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez dhe beson se Luis Suarez do ta ndihmonte shumë për t’u ambientuar te Barcelona dhe në La Liga.

Argjentinasi, që është duke kaluar në një formë të shkëlqyer tek Interi, është lidhur me një kalim te Barcelona, veçanërisht pas golit të tij në Camp Nou në Ligën e Kampionëve.

“Ai është spektakolar, është në një formë fantastike. Gjithmonë dihej se ai është një lojtar i madh, por ai shpërtheu vitin e kaluar. Ai është shumë i mirë në situatat një me një, lufton ndaj secilit, fiton topin. Është një sulmues i kompletuar”, ka thënë Messi për Mundo Deportivon.

Shumë sugjerojnë se Lautaro Martinez është zëvendësuesi ideal i Luis Suarezit dhe duket se edhe Messi pajtohet për këtë.

“Ai është shumë i ngjashëm me Suarezin, të dytë përdorin topin për t’u rrotulluar, e mbrojnë topin, luftojnë dhe shënojnë gola. Mendoj se në fund të gjithë lojtarët e mëdhenj adaptohen. Suarez ka përvojë të madhe dhe mund ta ndihmojë Lautaron për t’u përshtatur në klub dhe në La Liga. Sigurisht, e tërë kjo është hipotetike”, ka thënë Messi.

-->