Messi mbërrin në ceremoninë e “Topit të Artë”

Futboll 02 Dhjetor 2019 19:40

Tashmë ka nisur të mbushet salla ku do të mbahet ceremonia e ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, në Paris, që do të nisë nga ora 20:30

Në mesin e të shumtëve që kanë shkelur në tepihun e kuq, është edhe kandidati numër një për ta rrëmbyer Topin e Artë, Lionel Messi.

Sulmuesi i Barcelonës si gjithmonë, shoqërohej nga bashkëshortja, Antonella dhe djemtë, Thiago e Mateo, derisa me të ishin edhe delegacioni i Barçës, futbollistët De Jong, Griezmann e Ter Stegen.

Raportohet se Messi do të fitojë sonte ‘Topin e Artë’, që do të ishte i gjashti në karrierë, më shumë se çdo kush në histori.

-->