Messi: Mendova se Neymari do të transferohej në Real Madrid

Futboll 09 Tetor 2019 08:46

Lionel Messi ka pranuar se afati kalimtar i verës e ka frikësuar në lidhje me të ardhmen e Neymarit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se e ka frikësuar mos transferimi i Neymar te Barcelona, për atë se braziliani ka mundur të përfundojë te rivalët e Real Madridit.

“Unë sinqerisht kam menduar në një moment, që nëse Neymar nuk do të vinte këtu, ai do të largohej në Madrid, sepse mendova se ai me të vërtetë dëshironte të largohej”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.

“Neymar e kishte thënë atë, ai dëshironte një ndryshim, të largohej nga Parisi. Dhe unë mendova se Florentino dhe Madridi do të bënin diçka”, ka thënë Messi.

Messi e Neymari e udhëhoqën Barcelonën drejt triumfit të fundit deri tani të klubit në Ligën e Kampionëve, në vitin 2015, derisa braziliani iu bashkua parisienëve dy vite më vonë.