“Messi nuk do të arrijë asnjëherë nivelin e Maradonas”

Futboll 11 Prill 2019 13:39

Ish-mesfushori i Argjentinës, Hector Enrique ka pretenduar se Lionel Messi nuk do të jetë asnjëherë i mirë si Diego Maradona.

Fituesi i Kampionatit Botëror 1986 zgjodhi anën e tij në debatin se cili nga dy yjet duhet të vlerësohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në Argjentinë.

“Messi, fatkeqësisht, ka pasur një kohë të vështirë në skuadrën kombëtare”, ka thënë fillimisht Enrique për Ataque Futbolero.

“Shpresoj që në Kampionatin Botëror të ardhshëm ai do të ketë fatin që kishim ne, por Messi kurrë nuk do të arrijë nivelin e Maradonas”.

“Ajo që dua nga Messi është që të luaj. Nëse nuk kalon kohë të mirë me skuadrën, më mirë të mos vijë”.

Pas një pushimi nga “Albiceleste” dimrin e kaluar, sulmuesi i Barcelonës u kthye në skuadër gjatë miqësores kundër Venezuelas dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij në Kupë të Amerikës 2019 në Brazil gjatë verës.

Mbrëmë, ai nuk arriti të lërë gjurmë në sfidën e Ligën e Kampionëve kundër Manchester Unitedit, përveç një asistimi herët në ndeshje.

Argjentinasi ishte i bllokuar pothuajse për gjithë takimin nga mbrojtësit e ekipit anglez. Kujtojmë se Messi nuk ka shënuar gol në çerekfinale, që 12 ndeshje.