“Messi nuk është lojtar i ndeshjeve të mëdha, afër Maradonës as që ekziston”

Futboll 01 Nëntor 2019 11:35

Portieri legjendar argjentinas, Hugo Gatti, nuk e ka ndërmend t’i kursejë kritikat për Lionel Messin.

75 vjeçari ka komentuar paraqitjen e Messit ndaj Valladolid, duke thënë se bashkëvendësi i tij luan mirë vetëm në këto ndeshje, dhe jo në ato të mëdhatë.

Madje Gatti refuzon të bëjë krahasime mes Messit dhe Maradonës, duke e lartësuar këtë të fundit.

“Pranë Maradonës, nuk ka Messi. Është më shumë Di Maria sesa Messi”, ka deklaruar Gatti, përcjell lajmi.net.

“Duket se unë jam anti argjentinas, anti Messi, por Messi derisa nuk luan në ndeshje të mëdha do të jetë vetëm Messi, asgjë më shumë”.

“Unë e dua Messin, por ai nuk luan ndeshje të mëdha”

-->