Messi ofendohet në rrugët e Parisit, babai i lojtarit përgatit rikthimin e bujshëm?
Futboll
14 Mars 2022
18:17

Për momentin janë vetëm zëra. Por në Spanjë bëjnë shumë zhurmë. Pas eliminimit në Champions League kundër Real Madrid dhe fërshëllimave në ‘Parc de Princess’, Leo Messi ka shqyrtuar mundësinë e largimit nga PSG dhe rikthimit te Barcelona.
Në detaje, babai i Messit tashmë ka telefonuar drejtuesit e klubit spanjoll për të diskutuar mbi mundësinë e një rikthimi.
Tifozët kanë vazhduar të shprehin pakënaqësinë e tyre me fyerje ndaj Messit dhe drejtuesve. (“Leonardo zhduku”, “Léo bir k*rve, “Nasser B*astardi”).
