Messi po i shijon pushimet, por çfarë ka këmba e tij për të cilën po flasin të gjithë?

Futboll 27 Dhjetor 2018 11:19

Ndërsa futbolli futet në periudhën e “gjumit dimëror”, ylli i La Ligas, Lionel Messi, iu merr maksimumin pushimeve me familjen.

Ai njihet për natyrën e tij familjare dhe këtë përkujdesje e ka ndarë me të gjithë ndjekësit teksa ka postuar një foto duke përqafuar bashkëshorten, Antonella, si edhe një video më vonë duke luajtur me djalin e tij, Thiago.

Në foton e postuar, gjuri i djathtë e Leos duket i skuqur dhe më ndryshe, por s’ka asgjë për t’u shqetësuar tifozët e magjistarit të Barcelonës, pasi mediet shkruajnë se është për shkak të qëndrimit.

View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

Loja duket jo vetëm argëtuese, por ylli kujdeset për ta stërvitur pak djalin me gjuajtjet me kokë, kështu kanë zgjedhur një lojë si tenis me kokë.

(Rregullat e lojës janë këto: topi duhet gjuajtur me kokë tek fusha e kundërshtarit, lojtarët nuk mund të prekin tavolinën ose fushën gjatë lojës dhe në çdo lojë nuk mund ta kthehet topi dy herë duke e prekur me të njëjtën pjesë të trupit.)