“Messi s’do të ishte në gjendje të luajë në Premierligë”

Futboll 10 Shkurt 2020 16:26

Lionel Messi e ka kaluar tërë karrierën në Barcelona, ​​por shumë do të donin ta shikonin atë në një klub apo ligë tjetër.

Ish-futbollisti francez Emmanuel Petit shpreh mendimin se argjentinasi nuk do të ishte aq produktiv në Premierë Ligën angleze.

“Sinqerisht, Messi nuk ka lindur për intensitetin e Premier Ligës. Ai nuk i pëlqen të goditet dhe të shtypet gjatë gjithë kohës. Ai nuk është mësuar me gjëra të tilla pasi është i mbrojtur në Spanjë,” tha Petit dikur futbollist i Barcelonës, Arsenalit dhe Chelsea.

Për dallim nga Messi, Cristiano Ronaldo e ka provuar veten në Angli dhe Spanjë.

“Messi nuk është Ronaldo. Fizikisht, ai nuk është një makinë si Cristiano Ronaldo”, tha Petit.

Ai po ashtu tah se nuk mendon se Messi do të vazhdoj edhe për një kohë të gjatë në Barcelonë.

“Edhe nëse luan me futbollistët e mëdhenj në Barcelonë, ​​ai nuk do të ketë të njëjtat aftësi dhe driblime të tilla. Jam i sigurt që ai e di se është afër përfundimit të karrierës,” përfundoi ish-futbollisti i kombëtares franceze.

-->