Messi shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë dhe vendos një tjetër rekord

Futboll 29 Tetor 2019 22:32

Pjesa e parë në mes Barcelonës dhe Valladolid mbeti nën hijen e futbollistit argjentinas, Lionel Messi, shkruan Insporti.com.

Messi zhvilloi një pjesë të parë të jashtëzakonshme. Një gol dhe një asist për 34 minuta lojë në Nou Camp.

Goli i tij nga gjuajtja e lirë ishte i 50-të në karrierë. 44 gola nga gjuajtja e lirë i ka shënuar me Barcelonën, ndërsa 6 me Argjentinën.

 

Clement Lenglet e zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të takimit.

Kiko Olivas e barazoi rezultatin (15′), mirëpo Arturo Vidal e riktheu epërsinë (29′) i asistuar pikërisht nga Messi.

Rezultati i pjesës së parë 3:1 në të mirë të Barcelonës. /Insporti.com/

-->