Messi “shpërthen” në akuza ndaj gjyqtarëve: Kjo çfarë kanë bërë gjyqtarët është e pabesueshme

Futboll 03 Korrik 2019 10:45

Lionel Messi nuk është i kënaqur aspak me gjyqtarët që ndanë drejtësinë në ndeshjen Brazil – Argjentinë, në kuadër të Kupës së Amerikës.

Brazili fitoi gjysmëfinalen me rezultat 2:0 duke e dërguar në shtëpi yllin Lionel Messi së bashku me kombëtaren e tij, Argjentinën.

Pas përfundimit të ndeshjes, Messi për gazetarët deklaroi se nuk është i kënaqur fare me gjyqtarët, duke aluduar se Brazili është favorizuar në disa raste.

“Brazili nuk ishte skuadër më e mirë se ne. Ata shënuan golin e epërsisë herët dhe goli i tyre i dytë erdhi pasi gjyqtari nuk vendosi për penallti te ndërhyrja ndaj Sergio Agueros. Gjyqtarët bën gabime katastrofale, ata as që e shikuan VAR-in dhe kjo është e pabesueshme”, deklaroi Messi.

Ndryshe, Brazili në finale do ta pres fituesin e gjysmëfinales së dytë që zhvillohet mes Kilit dhe Perusë. /Insporti.com/

-->