Messi: Tash e 5 muaj nuk flas me presidentin

Futboll 09 Tetor 2019 17:28

Lionel Messi ka dhënë një intervistë së fundmi për “RAC1”, ku ka rrëfyer shumë gjëra interesante, si për shembull marrëdhënia që ka me presidentin Bartomeu.

Argjentinasi i ka çuditur të gjithë, teksa është shprehur se janë bërë pesë muaj që nga eliminimi në Champions League nga Liverpool, që nuk ka folur me numrin një të klubit katalanas.

“Që nga eliminimi ndaj Liverpoolit nuk kam folur më me presidentin. Unë nuk asnjë problem me të. Pse duhet të flasim, kur nuk ka probleme?! Ndonjëherë na kërkon ndonjë mendim për një çështje të caktuar”, ka thënë ylli argjentinas.

Po ashtu, Messi preku edhe një tjetër temë të nxehtë, ku u pyet për spekulimet rreth çështjes që ai ndikon në shumë vendimmarrje në klub. Lidhur me këtë temë ai u shpreh: “Natyrisht që jo. Është spekuluar me shumë gjëra. Është diçka që thuhet, që unë vendos se kush vjen e kush largohet, ndikoj edhe për trajnerin. Nuk ka asnjë të vërtetë, por duhet të mësojmë të jetojmë edhe me këto thashetheme”.

-->