Messi te Interi? Presidenti i La Ligas konfirmon gjithçka

Futboll 07 Prill 2020 14:58

Në mes të një krize globale që ka pushtuar futbollin, presidenti i La Ligas, Javier Tebas, hedh poshtë sugjerimet e ish-presidentit të Interit, Massimo Moratti, për një transferim të yllit argjentinas te zikaltrit.

Duke folur në një videokonferencë me mediat ndërkombëtare, ai ngulmoi se futbolli italian nuk ka mundësi financiare për të paguar pagën stratosferike të Messit.

“Kriza e Koronavirus është globale, por në secilin vend përjetohet ndryshe. Niveli i borxhit të futbollit italian është shumë i lartë, sa dyfishi i La Liga-s dhe Bundesligës, me një qarkullim më të ulët parash.

Situata ekonomike e Serie A është shumë më e komplikuar, ndaj klubet italiane nuk mund ta punësojnë Lionel Messin. Sidoqoftë, kapiteni i Barcelonës nuk mendoj se do të largohet”, u shpreh Tebas.

Kontrata aktuale e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë me katalonasit skadon në qershor të vitit 2021.

-->