“Messi do të ishte lojtari më i mirë në Premierligë”

Futboll 19 Shkurt 2018 19:16

Cesc Fabregas do të përballet me ish-shokun e tij të ngushtë Lionel Messin, këtë mesjavë në UEFA Champions League mes Chelseat dhe Barcelonës në Stamford Bridge.

Do të jetë hera e parë që Fabregas do të luaj kundër Barcelonës si lojtar i Chelseat, pasi më parë sa ishte lojtar i Arsenalit ishte përballur disa herë.

Ai ka kaluar së bashku me Messin tri vite në klubin e Barcelonës, ndërsa janë shok të ngushtë që nga mosha 12 vjeçare. Madje edhe gratë e lojtarëve janë shoqe të mira, ku nuk mungojnë pushimet e përbashkëra gjatë verës.

“Pas asnjë dyshim, ai do të ishte lojtari më i mirë në Premier League”, ka thënë Fabregas.

“Ne të gjithë duam ta jetojmë ketë ndeshja brenda fushës të fokusuar të luajmë dhe të japim gjithçka”, u shpreh Fabregas për ndeshjen me Barcelonën.

Ndeshja mes Chelseat dhe Barcelonës do të zhvillohet të martën në orën 20:45.

-->