Messi tentoi ta shpëtojë Dembelen nga kartoni i kuq – shikoni pamjet

Futboll 08 Tetor 2019 11:13

Lionel Messi ka tentuar ta shpëtojë Ousmane Dembelen nga kartoni i kuq në fitoren 4-0 ndaj Sevillës në fundjavën e kaluar.

Sulmuesi francez u ndëshkuar me kartonin e parë të verdhë në minutën e 53-të, derisa në të 88-në, pranoi edhe të dytin, për t’u përjashtuar nga loja.

Mateu Lahoz nuk e fali Dembelen edhe pse pesë herë fituesi i Topit të Artë tentoi që ta zbuste qëndrimin e gjyqtarit.

“Ai nuk di të flasë, nuk di të flasë”, i ka thënë Messi gjyqtarit Lahoz për të mos e ndëshkuar francezin me kartonin e dytë të verdhë.

Pique më pas iu afrua gjyqtarit se ishte një vendim i keq dhe nuk duhej ta bënte atë.

“Dëgjomëni mua, ishte një vendim shumë i keq, shumë i keq”, ishte reagimi i mbrojtësit. Gjyqtari më pas ia ktheu: “Jo, nuk ishte aq i keq”.