Messi thyen rekord me super golin ndaj Villarrealit

Futboll 03 Prill 2019 08:24

Goli i Lionel Messit kundër Villarrealit jo vetëm që e shpëtoi Barcelonën nga humbja, por edhe i ndihmoi argjentinasit ta thyejë një rekord tjetër në botën e futbollit.

Lionel Messi shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në barazimin 4:4 të Barcelonës kundër Villarrealit të martën në La Liga.

Ky ishte goli i gjashtë i nga goditja e dënimit dhe i 32-ti në total në La Liga për Messin.

Messi kështu bëhet futbollisti i parë në top pesë ligat evropiane që i shënon gjashtë apo më shumë gola çdo sezon nga gjuajtja e lirë, që prej edicionit 2006/07.