Messi tregon arsyet për startin e dobët të Barcelonës, flet për Griezmannin

Futboll 03 Tetor 2019 11:30

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi tha se fillimi i dobët i sezonit është si pasojë e përgatitjeve parasezonale pasi ekipi ka udhëtuar shumë.

“Kemi udhëtuar sa në një vend në një tjetër dhe kështu nuk stërvitesh mirë, por jemi duke u përmirësuar. Nuk është kritikë, është realitet”, deklaroi ai.

Messi dje luajti ndeshjen e parë të plotë në këtë sezon ndaj Interit, ndeshje të cilën arritën të fitojnë më rezultat 2:1.

“Do të mundohem të rikthehem në formë, janë 90 minutat e parë që kam arritur t’i kompletoj. Jam i lumtur që i mbylla si duhet pasi gjithmonë bëj më të mirë në çdo ndeshje. Nuk jemi stërvitur shumë pasi po luajmë dy ndeshje në javë dhe nuk kemi kohë”, shtoi ai.

Në fund pesë herë fituesi i Topit i Artë foli edhe raportet me sulmuesin Antoine Griezmann.

“Nuk kemi ndonjë problem, raportet janë të mira mes të gjithëve në skuadër, jemi të bashkuar. E dinim që koha nuk ishte më e mirë dhe na duhej kjo fitore për t’u rikthyer në rrugën e drejtë. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë mënyrë pasi ishte fillim i vështirë”, përfundoi ai.