Messi tregon cili nga rekordet e tij është më i veçanti

Futboll 15 Janar 2020 09:05

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka deklaruar se golashënuesi më i mirë i La Ligas është një rekord që ai e konsideron ‘të veçantë’ dhe një nga më të mirët e tij.

32-vjeçari ka shënuar 432 herë në vetëm 466 paraqitje në La Liga.

Rivali më i madh i Messit është Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 311 gola gjatë nëntë viteve të tij me Real Madrid.

“Unë mendoj se rekordi i golave në La Liga është shumë i rëndësishëm dhe shumë domethënës”, tha Messi në DAZN.

“Ka pasur lojtarë spektakolarë në këtë kampionat, më të mirët në botë dhe të qenit golashënuesi më i mirë historik i këtij kampionati, duke pasur parasysh nivelin e ligës spanjolle, është i veçantë”.

“Unë mendoj se është një nga rekordet më të mira që kam bërë. Kam luajtur për shumë vite në La Liga”.

“Nuk e di nëse sulmuesit e tjerë kanë duruar për aq kohë sa unë, por kjo më ka ndihmuar shumë për të shënuar dhe për mua është një nder që kam hyrë në historinë e La Liga”, ka thënë argjentinasi.

-->