Messi: VAR-i nuk po përdoret siç duhet

Futboll 27 Tetor 2019 18:33

Leo Messi nuk është i lumtur me mënyrën se si po përdoret VAR.

Kapiteni dhe ylli i Barcelonës ka thënë se është pro VAR-it, por nuk është duke i pëlqyer mënyra se si është duke u përdorur pasi sipas tij, edhe me teknologji vazhdon të ketë shumë dyshime pas ndeshjeve.

“Më pëlqen VAR, por duhet ende kohë që të përdoret mirë”, u shpreh Leo në një intervistë për TyC Sports.

“Nuk më pëlqen vetëm për faktin që kur duhet të heqë dyshimet, prapë përcaktohet nga zgjedhjet e gjyqtarit kryesor apo aty në dhomën e VAR-it dhe nuk mbështetet shumë në atë çfarë vërtet ndodh në fushë”.

“VAR është diçka e mirë, por s’po përdoret siç duhet”, ka thënë ndër të tjera Messi.

-->