Messi vazhdon të thyej rekorde negative

Futboll 16 Shkurt 2020 10:53

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është duke e përjetuar formën më të keqe të shënimit të golave në La Liga që prej janarit të vitit 2014, sepse tani janë bërë katër ndeshje që ai nuk ia del ta gjejë rrjetën e portës.

Sulmuesi argjentinas nuk qe në gjendje të shënojë në fitoren e Barcës 2:1 kundër Getafes në Camp Nou.

Ai dështoi të shënojë ndaj Valencias, Levantes, Real Betisit dhe tani Getafes.

Edhe pse nuk ka shënuar së fundmi, Messi megjithatë i ka 14 gola në 19 ndeshje në La Liga deri tani këtë sezon.

Në tri ndeshjet e fundit, kur nuk shënoi asnjë gol, Messi i bëri gjashtë asiste.

-->