Messi zbulon sekretin e tij për ekzekutimin e goditjeve të dënimit

Futboll 27 Dhjetor 2018 15:23

Punë, punë dhe vetëm punë – kështu mund të arrish gjithmonë atë që dëshiron.

Ky është mesazhi i Lionel Messit, që në një intervistë për MARCA ka treguar se si arrin t’i ekzekutojë për mrekulli goditjet e dënimit.

Kurdo që topi është në të majtë apo të djathtë, jashtë zonës, duhet të presësh që topi do të përfundojë në portë – 10shi magjik i Barcelonës shumë shpesh po e bën këtë.

“Është e vërtetë që shumë shpesh qëndrojmë për t;i ushtruar goditjet e dënimit pas trajnimit”, u shpreh Messi.

“Jo vetëm faullet, ushtrojmë edhe goditjet gjatë lojës nga jashtë zonës”.

“Ju mësoheni ta goditni atë në një mënyrë dhe qëndrojmë shumë më gjatë në mënyrë për ta bërë atë drejtë. Në fund, gjithçka është stërvitje dhe praktikë”, shtoi Messi.

Trajnimi dhe shikimi. Sot gjithçka është studiuar: gabimet, gjithçka dhe asgjë nuk i mbetet rastësisë. Ju duhet të stërviteni dhe të kërkoni gjithnjë ndeshje pas ndeshje”. /Insporti.com/