Messin tentojnë ta sulmojnë në një klub nate – ndërhyjnë forca të shumta të sigurimit

Futboll 29 Korrik 2019 08:57

Leo Messin kanë tentuar ta sulmojnë brenda një klubi të natës.

Ylli i Barcelonës ishte në Ibiza të Spanjës së bashku me shokët e tij, Lusi Suarezin, Jordin Alban e Cesc Fabregasin, transmeton Insporti

Messi po shijon ditët e fundit të pushimit, para se t’i kthehet Barcelonës në përgatitjet para-sezonale.

Në një klub të Ibizas, pesë herë fituesi i Topit të Artë raportohet se është përfshirë në një zënkë me një person, derisa pjesëtarët e sigurimit intervenuan dhe e larguan argjentinasin nga skena ku kishte ndodhur kacafytja.

Për më shumë shikoni në videot më poshtë. /Insporti.com/