Mezani: Futbollistët u mobilizuan, ndaj Prishtinës vështirë

Futboll 04 Korrik 2020 19:44

Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka mbetur i kënaqur me fitoren të cilën futbollistët e tij e realizuan në udhëtim te Feronikeli (2-0).

Tekniku i ‘kuqebardhëve’ i qan pikët e humbura në shtëpi ndaj Trepçës ’89 dhe Llapit, mirëpo thekson se skuadra duhet të jetë e fokusuar dhe të mos gabojë më deri në fundin e kampionatit.

“Më vjen keq për pikët e lëna ndaj Llapit, kurse sot na është dashur mobilizim për fitore. Unë dua të përgëzojë lojtarët për angazhimin dhe përformancen e sotme. Mendoj dhe shpresojë që çdo ndeshje tashmë do të jetë jo si finale por më shumë se finale”, deklaroi fillimisht Mezani për “Super Sport Kosova”.

Ndeshja e radhës ndaj Prishtinës? “Lojë e vështirë sepse nuk ka të lehta, por mendoj që duhet të angazhohemi si sot dhe do t’i bëjmë hyzmetin edhe atij takimi për të marr maksimumin në fund”, përfundoi Mezani.

Pas 28 javësh, Gjilani mbetet në vendin e katërt në tabelë me 55 pikë të tubuara, kurse Feronikeli në vendin e pestë me 44 sosh.

-->