Mezani kërkohet nga dy klube shqiptare

Futboll 02 Dhjetor 2020 13:37

Gentian Mezani dhe SC Gjilani ndanë udhët qysh në fillim të kësaj jave.

E përditshmja sportive “Panorama Sport” ka raportuar gjtë ditës se Klubi Futbollistik “Laçi” tashmë ka vënë kontaktet e para me 45 vjeçarin.

Gjithsesi, burime në klub treguan për gazetën se në orët e fundit ka nisur të qarkullojë emri i Gentjan Mezanit, një njohje e vjetër e presidentit Pashk Laska.

Vlonjati ka dhënë dorëheqjen nga Gjilani pas dy viteve në Superligën e Kosovës dhe tashmë është trajner i lirë. Nuk përjashtohet mundësia që të ulet sërish në stolin e Laçit.

Përpos Laçit një tjetër skuadër që kërkon ta ketë Mezanin shef të shtabit teknik është edhe ajo e Apolonisë. Fierakët e shohin ish-in e Gjilanit si një kandidat mjaft serioz për ta drejtuar stolin e tyre.

Ditët në vijim do të jenë vendimtare për stolet e dy skuadrave, ndërkohë mbetet të shihet nëse Mezani do përfundojë në njërën prej tyre.

-->