Mezani: Nuk e shikojmë renditjen tabelare – Dukagjini një skuadër e disiplinuar taktikisht

Futboll 08 Tetor 2019 17:07

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani ka qenë nikoqir i Dukagjiit në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në Gjilan i ka takuar vendasve të cilët fituan me rezultat minimal 1:0.

Pas fitores së sotme, trajneri i Gjilanit Gentian Mezani ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Ne do të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe nuk do e shikojmë renditjen tani. Do të mundohemi të gabojmë sa më pak që të mos e humbasim ritmin me skuadrat tjera”, tha Mezani për SS Kosova.

“Reagimi i skuadrës ishte i mirë pas dy humbjeve dhe kjo është gjë e mirë për ne”, vlerësoi trajneri vlonjat.

“Kemi luajtur mirë në fazën defanziv, por jo vetëm kjo. Përballë kemi pasur një skuadër të mirë në aspektin e disiplinës taktike dhe një skuadër që na lejoi pak hapësira”, potencoi Mezani.

Për fund, Mezani ka folur edhe për gjendjen e Oltion Rrapës, i cili u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë shkaku i një lëndimi.

“Nuk duket të jetë një gjendje e mirë e Rrapës, duket lëndim serioz. Por, nesër i marrim detajet pas testeve mjekësore”, shtoi Mezani./Zëri.info

-->