Miami Heat gati të bëjnë çmendurinë për yllin e NBA

Basketboll 15 Maj 2020 14:28

Ylli i Washington Wizards, Bradley Beal ka qenë në interesin e Miami Heat tash e disa kohë, por skuadra nga Florida nuk arriti të siguronte shërbimet e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga Amerika, Heat janë gati të nisin një mega-ofertë drejt Wizards, për fundorin.

Heat janë gati të ofrojnë shërbimet e Bam Adebayo, Tyler Herro dhe Andre Igoudala.

Kujtojmë se Beal është një nga lojtarët më të mirë në ligë aktualisht dhe synon kontratë maksimale.

-->