Miami Heat në finale të NBA-së

NBA 28 Shtator 2020 10:19

Miami Heat është skuadra e dytë që ka arritur në finalen e madhe të elitës së basketbollit amerikan NBA.

Heat kanë eliminuar skuadrën më të trofeshme në NBA, Boston Celtics pas gjashtë ndeshjeve 4-2.

Skuadra e Spolteras ka fituar takimin e mbrëmshëm me 12 pikë epërsi 125:113.

Për Heat kjo ishte finalja e parë pas gjashtë viteve, teksa në të do të përballet me Los Angeles Lakers.

Qendra Bam Adebayo ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 32 pikë, 14 kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jimmy Butler që shtoi 22 pikë e tetë asistime.

Tek Boston katër basketbollistë shënuan mbi 20 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren.

Jaylen Brown ishte më efikasi me 26 pikë, ndërsa mbi 20 pikë shkuan edhe lojtarët tjerë si Tatum, Smart e Walker, por të pamjaftueshme. /telegrafi/

Tani në finalen e madhe të NBA do të përballen Miami Heat dhe Los Angeles Lakers

-->