Mici flet para ndeshjes me Connahs, i bindur se do të kalojnë tutje në Conference League

Futboll 19 Korrik 2021 20:56

Trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani në konferencën e mbajtur për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj skuadrës uellsiane, Connahs është shprehur i bindur se kjo skuadër është e gatshme për të dhënë maksimumin në dy ndeshjet e radhës për të vazhduar tutje në Ligën e Konferencave, shkruan Insporti.

Ramadani së bashku me lojtarin Gledi Mici dolën në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Connahs në kuadër të Ligës së Konferencave dhe u shprehën të gatshëm për ta dhënë maksimumin ndaj tyre për të vazhduar tutje në këtë garë.

Mici: Do të japim maksimumin në të dy ndeshjet.

“Siç e tha edhe trajneri ne jemi përgatitur për këtë ndeshje që të marrim maksimumin. Normal që kur luan në këto kompeticione gjithmonë nuk është e lehtë pasi edhe ata janë kampion të vendit të tyre por gjithsesi mendimi im personal është që ne jemi më të avantazhuar se ata pasi jemi më cilësor por gjithsesi ne duhet ta tregojmë në fushë të dy ndeshje që janë 180 minuta, nuk mjafton vetëm ndeshja e nesërme. Shpresoj nesër t’ia bëjmë punën sa më të lehtë vetes dhe ta kemi me qetë kur të shkojmë në shtëpinë e tyre dhe Mici.

-->