Mici flet për ndeshjet Evropiane me Prishtinën dhe përballjen me Uzunin

UEFA Conference League 22 Korrik 2021 13:55

Kampioni i Kosovës, Prishtina u eliminua në rrethin e parë të Ligës të Kampionëve, nga kampioni i Hungarisë – Ferencvaros.

Në një intervistë për Insportin, mbrojtësi i majtë i “bardhekaltërve”, Gledi Mici foli rreth ndeshjes kundër Ferencvarosit, bisedën me Uzunin pas përballjes, rrugëtimit të Prishtinës në Evropë dhe periudhës së tij me kryeqytetasit.

“Mendoj se na mungoi pak fat pasi në të dyja ndeshjet i kishim rastet për të shënuar të parët. Por gjithesesi ata janë ekip më i forte dhe e merituan kualifikimin”.

Një bisedë e shkurtër ku i kemi uruar fat njeri tjetrit për ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja e dytë do jetë mjaft e veshtirë pasi fusha e tyre është mjaft e papërshtatshme por besoj se do shkojmë aty për të shënuar pasi në jemi ekip që nuk mbrohemi

Objektivi ynë është të kalojmë Connah dhe me pas do të shofim për kundershtarin e ardhshëm.

Po shkon mjaft mirë, rezultatet janë shumë të mira dhe shpresoj te zgjasin sa më shumë.

Mendoj se kemi potencialin të bëjmë shumë mirë në Europë dhe të dalim përsëri kampion”.

Gledi Mici u transferua në Prishtinë në vitin 2020, nga skuadra e Shkëndijës. /Insporti.com/

-->