Mici: Nuk ka favoritë dhe ndeshje të lehta për Prishtinën

Futboll 21 Qershor 2021 13:37

Sipas Gledi Micit nuk ka favoritë në ndeshjet e radhës, por duhet dhënë maksimumin dhe të jenë plotësisht të përqendruar, në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Deklarata e plotë e dhënë për faqen zyrtare të FC Prishtinës.

“Kemi gjetur kushte mjaft të mira, nga akomodimi në hotel deri te ato për stërvitje. Kemi bërë shumë mirë që kemi ardhur katër ditë para ndeshjes, që të ambientohemi me klimën, sepse këtej është diku te 6-7 gradë më nxehtë”.

“Ekipi duket në formë të mirë, i përqendruar, thjesht jemi të qetë që të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin që i kemi dhënë vetes”.

“E kam dëgjuar të gjithë të thonë se këto janë ndeshje të lehta dhe Prishtina është favorite, por në futboll nuk ka asnjëherë favorit, pasi që të tre ekipet janë kampione në vendet e tyre dhe përderisa janë kampione duhet të kenë cilësi dhe bëjnë gola. Kështu që të ulim kokën, të jemi maksimal të përqendruar dhe të japim maksimumin tonë, sepse në futboll asnjëherë nuk i dihet”.

-->