Mick me urim emocionues për ditëlindjen e babait të tij, Michael Schumacher

Sporte të tjera 03 Janar 2022 19:50

Djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher ka postuar një shkrim emocionues në Twitter me rastin e ditëlindjes së babait të tij, transmeton Insporti.

Në këtë ditë të veçantë për babanë e tij, një mesazh ka shkruar Mick Schumacher, i cili në hapat e babait është po ashtu garues në Formula 1.

“Gëzuar ditëlindja, babi. Ditë si këto ishin të rëndësishme në rritjen e pasionit tim për moto-sportet, dhe akoma ndikojnë atë edhe sot. Jam falënderues për gjithë eksperiencën që më ke dhënë mua dhe jam i lumtur të bëjë të tjera në të ardhmen”, ka shkruar Mick.

Mick Schumacher ha un pensiero fisso su papà Michael: È ingiusto.  Rinuncerei a tutto
F1 legend Michael Schumacher with a young Mick

Michael Schumacher mbush sot 53 vite, por vitet e fundit të jetës së tij i ka kaluar në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndryshe, pas aksidentit të pësuar 8 vite më parë, nuk dihet saktësisht cila është gjendja e ish-pilotit që qëndroi në koma që pas aksidentit të pësuar gjatës skiimit

-->