Mick Schumacher largohet nga Çmimi i Madh i Arabisë Saudite
Sporte të tjera
27 Mars 2022
09:21

Mick Schumacher nuk do të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, kjo pas aksidentit në seancën kualifikuese të së shtunës në mbrëmje, transmeton Insporti.
Schumacher pësoi një përplasje në muret e betonit, pasi humbi kontrollin mbi bolidin e tij.
Bolidi i Schumacher u shkatërrua plotësisht pas asaj përplasje, por pas kontrollit mjekësor në Jeddah, mjekët konstatuan se ai ishte mirë.
Schumacher u transportua me helikopter në spitalin më të afërt, për kontrolle paraprake shtesë.
Shefi i ekipit të Haas, Gunther Steiner përjashtoi mundësinë që Schumacher të marrë pjesë në çmimin e madh të së dielës