Mignolet i pasigurt te Liverpool

Futboll 14 Shkurt 2018 09:10

Portieri belg, Simon Mignolet kohëve të fundit po ka shumë pak, për të mos thënë fare paraqitje me Liverpool, pasi është duke u lënë në bankë nga trajneri dhe në vend të tij në portë, tash e disa javë është duke u paraqitur Loris Karius.

Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, në konferencë për shtyp u pyet lidhur me të ardhmen e belgut  29 vjeçar dhe gjermani u shpreh se ende nuk e di, cila do të jetë e ardhmja e Mignolet tek Liverpool dhe nuk i takon atij të mendon për këto gjëra.
Klopp tha se për momentin është i koncentruar në ndeshjen të cilët Liverpool e luan kundër Porto në Ligën e Kampionëve dhe i duhet të merr vendime lidhur me këtë përballje për momentin.

Përndryshe tek Liverpool, ka një kohë që është cilësuar se ndër problemet kryesore që ka skuadra, është pikërisht në portë me portierët. Ata madje para pak kohës sollën edhe një ekspert për këtë gjë dhe i cili është duke i informuar drejtuesit e Liverpool për opsionet që janë në treg.

Sonte në mbrëmje Liverpool ndeshet me Porto-n në stadiumin “Dragao” në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe sipas informacioneve të para, Simon Mignolet përsëri nuk do të jetë në portën e “The Reds”, por aty pritet të jetë gjermani Karius. /insporti.com

 

-->