Mihajlovic: Më thonin serb m…

Futboll 13 Prill 2019 20:22

Trajneri i ekipit të Bolognas Sinisa Mihajlovic në një konferencë për media ka dhënë një deklaratë shumë interesante dhe kundërthënëse.

Mihajlovic, i cili ka gati tri dekada të kaluara në futbollin italian si lojtar, trajner dhe komentator, por përgjatë kësaj periudhe ka qenë i përfshirë në disa incidente dhe kundërthënie, ka treguar një incident në kohën kur ishte në krye të Fiorentinës, trasnemton Insporti nga konferenca e sotme.

“Sa për të treguar se si funksionon tifozeria, më kujtohet kur isha trajner në Fiorentina, edhe kur fitonim ndeshjet, unë isha trajner i ekipit dhe më quanin serb m…”, transmeton Insporti, nga deklarata e Mihajlovicit, i cili po ashtu tha se “unë nuk kam ndryshuar asgjë dhe nëse shikuesit më fishkëllojnë, mua kjo nuk më pengon, madje kur kam qenë lojtar aktiv, kjo më ka motivuar më shumë”.

Bologna me 30 pikë nga 31 ndeshje është në pozitën e 17-të në Serie A dhe vetëm dy pikë larg zonës që fundit të tabelës, që dërgon në Serie B sezonin e ardhshëm.