Mijëra tifozë mblidhen para “Santiago Bernabeut” – presin autobusin me futbollistë të Real Madridit

Futboll 09 Mars 2022 20:30

Estadio Santiago Bernabeu është arena e përballjes së madhe ndërmjet Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.

Këto dy skuadra janë në kërkim të një vendi në të tetën e finales së garës më të madhe evropiane për klube.

PSG e fitoi me rezultat 1-0 sfidën e parë në Parc des Princes me një gol të vonshëm të realizuar nga Kylian Mbappe.

Para ndeshjes, një numër i madh i tifozëve të Real Madridit janë parë duke festuar, të cilët besojnë në përmbysjen e madhe sonte ndaj PSG-së

Mijëra tifozë u mblodhën para “Santiago Bernabeut” për ta pritur autobusin ku gjendeshin futbollistët vendas.

PAMJE:

Takimi fillon në orën 21:00

/Insporti.com

-->