Mike Dean ia fsheh topin Agueros, kështu reagoi sulmuesi i Man City

Futboll 11 Shkurt 2019 10:07

Manchester City e fitoi derbin anglez ndaj Chelsea, të zhvilluar në Etihad Stadium me rezultat 6 me 0.

Skuadra e Pep Guardiolës u tregua e papërmbajtshme duke shënuar katër gola brenda pjesës së parë, dhe deri në fund të takimit shënoi dy gola të tjerë.

Lojtari i ndeshjes ishte sulmuesi argjentinas, Kun Aguero, i cili realizoi tre gola duke shkëlqyer dhe siç e do tradita, ai në fund të ndeshjes kërkoi topin e ndeshjes, transmeton Insporti.com.

Në momentin që Aguero e kërkoi topin, gjyqtari kryesor i ndeshjes Mike Dean, krijoi një situatë qesharake, duke ia fshehur topin pas shpinës së tij, por në fund ai ia dorëzoi topin 30 vjeçarit.

Gjithçka është filmuar nga kamerat, me videon që është shndërruar menjëherë në virale në rrjet.