Mike Tyson e pranon që ka mashtruar me analizat

Boks 08 Gusht 2019 16:17

Mike Tyson nuk i ka zhgënjyer asnjëherë tifozët duke i befasuar me veprimet e tij, qofshin ato në ringun e boksit ku impresiononte me egërsinë përtej limitit, ashtu edhe në intervista televizive.

Në një të tillë së fundmi, Majku i hekurt, siç e kanë pagëzuar mediat prej dekadash, ka pranuar se ka mashtruar në jo pak raste autoritetet e kontrolleve antidoping.

“Kam përdorur urinën e fëmijëve të mi për të mos u zbuluar në testet antidoping. Si e bëja këtë? Më ndihmonte gjithmonë stafi mjekësor dhe në momentet e provës, çdo kontrollor nuk preferonte të më vështronte duke më dhënë mundësinë të përdorja këtë truk në teste.”

Michael Gerard Tyson i lindur në 30 Qershor 1966 dominoi për shumë vite ringun profesionist.

Tifozët ende kujtojnë veprimet e tij kafshërore në një ndeshje të vetme kundër Evander Holifild-it, që u privua nga një pjesë e veshit gjatë një dyluftimi që kaloi çdo limit.